
Eksperienca e Rafa Martin tek Napoli po vlerësohet maksimalisht nga drejtuesit e Real Madridit.
‘’ Galaktikët ‘’ po e mendojnë seriozisht rikthimin e spanjollit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, të ndërgjegjshëm për ulje-ngritjet e vazhdueshme në repartin defensiv.
22 vjeçari është rritur në akademinë e Real Madridit dhe rikthimi në shtëpi është një opsion që po konsiderohet seriozisht nga fituesit në fuqi të Champions Leagues.
Në sezonin aktual Rafa Marin është aktivizuar në vetëm 2 sfida me ‘’ Il Partenopei ‘’, shumë pak për të vijuar në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.
Mungesa e protagonizmit mund ti vërë pikën shumë shpejt eksperiencës tek ish fituesit e Serisë A, i cili do të ketë një tjetër shans për të treguar veten tek ekipi ku filloi karrierën si profesionist.
Prezenca e Rafa Marin mund ti japi një lloj sigurie Carlo Ancelottit për të ardhmen, një trainer i cili e ka dërguar përsëri në majën e futbollit europian dhe spanjoll ekipin e ‘’ Los Blancos ‘’.



