Në studion e MCN Sportzone, specialisti i futbollit, Roland Luçi, analizoi listën dhe objektivat e Kombëtares për tre ndeshjet e muajit mars, ndërkohë që vlerësoi grupin e lojtarëve në dispozicion të trajnerit Edi Reja.
Për specialistin e njohur, ndonëse Shqipëria ka vuajtur me ekipet e vogla, sërish mbeten pretendentë për të fituar, por edhe mund të bëjnë surprizën ndaj Anglisë.
Gjithashtu, Luçi preku edhe situatën në Kampionatin kombëtar ku u tregua kritik ndaj formatit aktual me 10 ekipe, çka sipas tij nuk sjell shumë cilësi.



