
E kaluara lidhi ngushtë Fiorentinën dhe Real Madridin , ekipe që akorduan huazimin e mbrojtësit Alvaro Odriozola .
Por megjithatë historia me shumë gjasa do të përsëritet sepse “ Vjollcët “ i kanë hedhur sytë tek Borja Majoral dhe Luka Jovic . Këto opsione favorizojnë Real Madridin për të fuqizuar arkat në funksion të transferimeve të bujshme në “ Santiago Bernabeu “.
Aktivizimi i reduktuar i tyre është një motiv për ti dhënë sa më shpejt lamtumirën “ Galatikëve “ , në një Fiorentinë ku do të kërkojnë protagonizëm .
Mbërritja e mundshme në “ Artemio Franchi “ do të ishte një rifitim vlerash brenda fushave të lojës duke përfaqësuar një skuadër me shumë histori në Scudetto e cila këtë sezon po shfaqet shumë mirë dhe nëse ecuria do të jetë në të njëjtin ritëm s’përjashtohet mundësia që nxënësit e Vincenzo Italianos të jenë pjesëmarrës në Europë sezonin vijues .



