Paris St Germain mendon për Rashford

Paris St Germain mendon për Rashford

Pavarësisht ofertës së refuzuar në verën e kaluar nga Marcus Rashford, Paris St Germain përsëri do të tentojë transferimin e golashënuesi në ‘’ Parque de Princes ‘’ në vijuesen.

Situata e ndërlikuar e anglezit tek Manchester United mund ti hapë rrugë fillimit të një tjetër eksperiencë, i cili është përfolur shumë në kohët e fundit për problematikat jashtë fushave.

‘’ Les Pariziens ‘’ nuk mendojnë të humbasin kohë sepse 26 vjeçari konsiderohet një sulmues shumë cilësor.

Megjithatë, rinovimi i kontratës me ‘’ The Red Devilsat ‘’ në njëfarë mënyre ia vështirëson arritjen e objektivit kampionëve në fuqi të Ligue 1, por gjithsesi drejtuesit e kuq e bluve do të këmbngulin deri në fund për të shtuar forcat në metrat e fundit.

Për më tepër e ardhmja e Kylian Mbappes vijon të jetë e lidhur ngusht me Real Madridin dhe nëse ishi i Monacos do të kalojë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, Marcus Rashford mund të përfundojë në kryeqytetin francez.

4 gola dhe 5 asiste në 26 sfidat e sezonit aktual janë një statistikë larg pritshmërive të trainerit Erik Ten Hag, fakt që i jep një lloj avantazhi parizienëve në lidhje me nxënësin e hollandezit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy