Barcelona insiston për rinovimin me Dembelen

Barcelona insiston për rinovimin me Dembelen

Ndryshimi i Osumane Demebles i ka habitur të gjithë tek Barcelona , i cili duket se i ka lënë mbrapa dëmtimet e njëpasnjëshme dhe është shëndërruar në një referent të padiskutueshëm në majën e sulmit.

Francezi ka fituar përsëri besimin e Xavi Hernandezit,  trainer që ka kërkuar medoemos qëndrimin e sulmuesit në ‘’ Camp Nou ‘’. Rezultatet e ‘’ Los Cules ‘’ rikonfirmojnë formën e shkëlqyer të ishi-t të Borussia Dortmundit , një kërcënim serioz për çdo rival gjatë ndeshjeve.

25 vjeçari shquhet për teknikën dhe shpejtësine marramendëse , komponentë të cilët ja lehtësojne duelet një kundra një dhe i japin shumë avantazhe ofensivës për të arritur  objektivat.

8 gola dhe 7 asiste në 28 sfida , pa harruar kontributin për shokët e tij e kanë shëndërruar rinovimin me Ousmane Dembelen në një prioritet absolut pa mënjanuar edhe qëllimin e ‘’ Blaugranëve ‘’ i cili lidhet me rritjen e klauzolës për prishjen e kontratës e cila aktualisht arrin 50 milionë eurot dhe gjithashtu zgjatjen e saj përtej 30 qershorit të 2024-tës.

Pas dere vijon të qëndrojë  Paris St Germain , skuadër që shquhet për potencialin në aspektin ekonomik , e cila e konfirmoi në të kaluarën me transferimet e bujshme në ‘’ Parque de Prince ‘’.

Momenti i shkëlqyer i imponon kuq e bluve ruajtjen e organikës domosdoshmërisht dhe vijimi i kesaj rruge mund ti dërgojë ‘’ Blaugranët “ drejt fitimit të kampionatit të 27-të  .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy