Çarçani: Bastet sportive gëlojnë në të zezë, rihapja do ishte shpëtim për sportin

Çarçani: Bastet sportive gëlojnë në të zezë, rihapja do ishte shpëtim për sportin

Gazetari dhe moderatori i sportit, Gerti Çarçani, në edicionin e lajmeve në MCN TV, komentoi buxhetin 750 milionë lekë të shtetit për federatat e sportit. Ai e quajti si një buxhet mediokër, në një kohë kur kryeministri i ka dhënë KOKSH një projekt 5 milionë dollarë.

Në lidhje me kërkesën e federatave për rihapjen e basteve sportive, Çarçani tha se do rikthimi i basteve do të ishte një shpëtim për sportin.

Buxheti 750 milionë lekë, është një buxhet mediokër dhe minmal. Një pjesë e Federatave, janë në situatat ku duhet të përballojnë nga xhepi aktivitetet ndërkombëtare.

Bastet sportive tashmë gëlojnë në të zezë, para që i mungojnë shtetit prej vitesh. Kërkohet hapja e basteve, që buxheti të shkojë në arkat e shtetit.

Kemi të bëjmë me 750 milionë lekë buxhet për federatat, në një kohë kur kryeministri i jep një projekt 5 milionë dollarë KOKSH-it. Riaktivizimi i basteve sportive, do të jetë një shpëtim. Ndihmon shumë, pasi janë federata të pafuqishme, nuk kemi të bëjmë me futbollin.

Të ardhurat nga kompanitë e basteve, i japin një frymëmarrje sportit dhe nuk pret nga buxheti i shtetit. Me hapjen e basteve, në buxhetin e shtetit do të kalojnë shumë para. Me këtë një përqindje do i kalojë shtetit. 1 milionë euro plus do të ishin shumë për këto federata fakire do thoja unë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy