
Sulmuesi i Manchester City, Raheem Sterling pëlqehet shumë nga Barcelona, me drejtuesit katalanas që e ndjekin prej kohësh. Është përfolur shpesh për një largim të futbollistit të Anglisë nga City, por deri tani nuk ka pasur asgjë konkrete.
Megjithatë gjasat që lojtari të largohet në fund të sezonit janë shumë të mëdha. Madje në Angli raportojnë se "Qytetarët", kanë vendosur edhe çmimin për ta lënë të lirë futbollistin.
City kërkon të paktën 50 milionë euro, për ta lënë të lirë Sterling, një shifër kjo shumë e lartë për Barcelonën që e do në ekip.



