Jan Oblak në radarët e tre gjigandëve

Jan Oblak në radarët e tre gjigandëve

Kontrata në fuqi deri në 30 qershorin e 2023-shit i jep mundësinë Atletico Madridit për të mbushur arkat me largimin e Jan Oblak në merkaton verore .

Slloveni është distancuar disi nga  fakti i  të klasifikuarit ndër më të mirët në botë dhe tek ‘’ Los Colchoneros  ‘’ jo vetëm ky rast  por në aspektin e përgjithshëm  gjërat nuk po funksionojnë siç duhet .

Megjithatë palët e përfshira do të kenë një tjetër shans për të vijuar bashkjetesën , pikërisht gjatë negociatave për ta zgjatur  atë , por në rastin e kundërt  Bayern Munchen , Barcelona dhe Juventusi do të përballen  për 29 vjeçarin . 

Prej shumë vitesh kryeqytetasit kanë patur një siguri absolute poshtë tre shtyllave dhe sigurisht kontributi i Jan Oblak e ka rritur vetvetiu klauzolën për prishjen e kontratës e cila arrin 100 milionë eurot.

Gardiani i portës gjithmonë është vënë në qendër të merkatos por rezistenca e spanjollëve e ka bërë që të mendojë vetëm për ‘’ Wanda Metropolitanon ‘’. 

Ideja e Diego Simeones është vijimi i Jan Oblak në Madrid sepse gjithmonë ka treguar se prezenca e tij është një plus shumë i madh për Atleticon , skuadër që ka humbur shkëlqimin në krahasim me sezonin e shkuar por këmbngulja e ‘’ El Cholos ‘’ gjithmonë e ka orientuar drejt  suksesit të cilin vitin e shkuar e konkretizoi me trofe .

Mbetet edhe pak kohë për drejtuesit e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ për ti sqaruar gjërat me këtë element por fillimisht duhet analizuar performanca deri në fundin e sezonit sepse në lojë janë objektiva madhorë , ndër të cilët kryesori është prezenca në Champions League  .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy