
Kjo e martë, rezervon ndeshjen e parë gjysmëfinale në Europian, atë mes Spanjës dhe Francës.
Dy kombëtaret vijnë si pretendente për trofeun dhe duan me çdo kusht kualifikimin në finale.
Pritet një sfidë e bukur dhe e luftuar nga të dyja ekipet, në një përballje ku spektakli është i garantuar, për shkak të lojës së hapur që bëjnë dy skuadrat.
Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare për këtë takim.

FORMACIONET ZYRTARE:
SPANJA: Simon, Nacho, Laporte, Cucurella, Jesus Navas, Rodri, Fabian Ruiz, Olmo, Yamal, Williams, Morata.
FRANCA: Maignan, Theo Hernandez, Saliba, Upamecano, Kounde, Rabiot, Tchouameni, Kante, Mbappe, Dembele, Kolo Muani.



