
Sulejman Starova, specialist futbolli, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.
Starova u shpreh se fitoret e skuadrave të Superiores në Kupë, tregojnë se ato ishin të mobilizuara për këto ndeshje.
Dukuria kryesore e skuadrave të Superiores në transfertë, është që të gjitha ishin të mobilizuara për të marrë rezultat pozitiv. Aq më tepër Partizani, në atë fushë, nëse nuk do kishte mobilizimin e duhur, do rrezikonte.
Skuadrat e Superiores morën rezultatet të mira, kjo për shkak të mobilizimit të duhur. U lexua mobilizimi maksimal i Superiores, këtë e tregon edhe futja e lojtarëve kryesorë në fushë.



