Çështja është mbyllur përfundimisht. Nuk do të ketë asnjë sanksion të ri për Sebastian Vettel, për kontaktin që ai ka pasur me Lewis Hamilton në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit. Ky është vendimi i marrë nga FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, pasi piloti ka dalë para komisionit dhe ka folur me Jean Todt, presidenti i FIA-s. Gjermani ka pranuar përgjegjësitë e veta dhe i ka kërkuar falje FIA-s, me këtë të fundit që ka vendosur të mos marrë më masa të mëtejshme për përplasjen që piloti i Ferrari-t ka pasur em atë të Mercedes.
Vettel, i cili ka është shoqëruar nga menaxheri i “skuderisë” italiane Maurizio Arrivabene, rrezikonte një penalizim të madh pas reagimi që ka pasur kundrejt pilotit anglez në Baku. “Vettel ka pranuar përgjegjësinë e tij”, lexohet në komunikatën e Federatës. “Ai ka kërkuar falje dhe ndër të tjera ka premtuar se do t’i kushtojë më shumë kohë nismave edukative që do të organizohen nga FIA në 12 muajt e arsdhshëm”.



