Mateo Retegui, pranë largimit nga Atalanta

Mateo Retegui, pranë largimit nga Atalanta

Pas një sezoni tejet pozitiv në rradhët e Atalantës, duket se Mateo Retegui nuk do të jetë pjesë e ekipit në vijuesin.

 Për sulmuesin është interesuar Al Qadsiah, ekip i cili militon në ligën e Arabisë Saudite.

Italiani la gjurmë tek ‘’ La Dea ‘’ duke e finalizuar sezonin me 28 gola dhe 9 asiste në 48 sfida dhe u shëndërrua në një ndër më të mirët në 11-shen e Gian Piero Gasperinit.

Oferta e presidentit Bader Al- Reziza i arrin 70 milionë eurot, tejet e konsiderueshme për golashënuesin nga Buenos Aires. 

Ky investim do ti sjellë të ardhura të mjaftueshme arkave të bergamaskëve, për ta vënë në dispozicion për mbërritjen e të tjerë lojtarëve në ‘’ Gewiss ‘’. 

Tek zikaltërit vihet re fillimi i një etape të re, me Ivan Juric në stol, zëvëndësuesi i Gian Piero Gasperinit, i cili i ndihmoi për tu shëndërruar në një ndër ekipet më të sikletshëm të Italisë në vitet e fundit, fitues i Europa Leagues. 

Ishi i Genoas mbetet një element shumë i rrezikshëm, tek i cili vihet re kombinimi i shpejtësisë, teknikës dhe finalizimit, cilësi që i kanë bërë krenarë drejtuesit në të shkuarën. 

Në ditët e ardhshme pritet zyrtarizimi i marrëveshjes dhe për Mateo Reteguin do të jetë një sfidë jo e lehtë për arsye se kampionati në Arabinë Saudite po e rrit cilësinë vit pas viti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy