Xhafa: Erzeni nuk ka luksin për objektiva afatgjatë, do ndërhyjmë në merkato

Xhafa: Erzeni nuk ka luksin për objektiva afatgjatë, do ndërhyjmë në merkato

Drejtori i përgjithshëm i Erzenit, Ervis Xhafa, në emisionin “SportZone” në MCN TV, deklaroi se shijakasit nuk e kanë luksin për objektiva afatgjatë, por i marrin ndeshjet një nga një.

Xhafa deklaroi gjithashtu se Erzeni do të ndërhyjë në merkato në janar, por nuk zbuloi emra apo edhe repartet ku do ndërhyhet.

Ne luftojmë çdo ndeshje. Nuk kemi luksin të pretendojmë dhe të kemi objektiva afatgjatë. Ndoshta çelësi i suksesit, është fryma pozitive në ekip. Meritë për këtë, kanë sponsorët, ka pa diskutim trajneri. Jemi një trup i vetëm dhe ndoshta sakrifica e mundi na është shpërblyer. I kemi marrë ndeshjet një nga një. Kemi vlerësuar maksimalisht të gjithë kundërshtarët.

Meritë të madhe kanë edhe ata që bënë merkaton në gusht. Ndoshta është herët të flasim që tani. Nonato më tha që do shënonte ndaj Partizanit dhe ia doli. Kahrimanovic është një djalë shumë i mirë. Ka një klimë shumë të mirë në ekip.

Erzeni do ndërhyjë në merkato në janar dhe do flasim me trajnerit për lëvizjet që do bëjmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy