
Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur gjatë ndeshjes në Derbin C mes dy skuadrave Nice dhe Marsejës që çoi në pezullimin e ndeshjes.
Tifozët e ekipit vendas në minutën e 75-të filluan të hedhin shishe dhe objekte të tjera në drejtim të Dimitri Payet.
Kapiteni i Marsejës reagoi duke hedhur njërën prej shisheve drejt podiumit gjë që acaroi me shumë situatën, ku tifozët reaguan duke u futur në fushë për tu konfrontuar me të.
Por situata u precipitua më tej kur filloi përleshja mes lojtarëve të tjerë të skuadrës me tifozët vendas. Nga përleshja disa nga futbollistët e Marsejës morën lëndime në trup.
Pavarësisht përpjekjeve të Presidentit të Nices, Jean-Pierre River, i cili zbriti në fushë për të qetësuar tifozët e ekipit të tij, kaosi i krijuar në fushë nuk lejoi vazhdimin e ndeshjes.
Lojtarët e Marsejës u nisen menjëherë në dhomat e zhveshjes të zemëruar me situatën që u krijua.
Rezultati deri në fund të ndeshjes ishte 1-0 në favor të Nices. Pritet ndëshkimi i të dyja ekipeve nga Federata e Futbollit të Francës.
This is Payet being hit with the bottle first which kicked everything off. pic.twitter.com/2kMNhidPOz
— Football For All (@FootballlForAll) August 22, 2021



