Lisandro Martinez, objektiv i Barcelonës

Lisandro Martinez, objektiv i Barcelonës

Koha kalon shumë shpejt dhe tek Barcelona vijojnë të bëhen llogaritë referuar merkatos së verës.

Reparti i mbrojtjes do të marrë fokusin kryesor duke qenë se ndër vite ka patur ulje-ngritje të vazhdueshme.

 Lisandro Martinez i është shtuar listës së objektivave i cili aktivizohet për Manchester United. 

Argjentinasi po zhvillon sezonin e katërt në ‘’ Old Trafford ‘’, rendimenti i të cilit ka patur një rritje evidente.

 Kontrata me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ skadon në 2027-tën dhe tashmë dyert e ‘’ Camp Nout ‘’ për të janë hapur. 

Joan Laporta si gjithmonë është vënë në dispozicion të kërkesave të trainerit Hansi Flick dhe ka përgatitur çekun prej afro 30 milionë eurosh për 28 vjeçarin. 

Mënyra se si luan është e duhura në sytë e ish trainerit të Bayern Munchenit duke qenë se konsiderohet një lojtar polivalent, agresiv dhe në të shumtat e rasteve efektiv në prapavijë. 

Për më tepër eksperienca e tij mund ti shërbejë lojtarëve të ‘’ Blaugranëve ‘’ si Pau Cubarsi apo Eric Garcia, për të cilët do të ishte natyrisht një ndihmë gjatë sfidave. 

La Liga sigurisht përbën një sfidë për çdo lojtar sidomos kur flitet për ekipe të elitës. 

Por arritja ose jo e marrëveshjes do të varet nga negociatat ndërmjet palëve dhe pritet një insistim nga ana e ‘’ Los Cules ‘’, sidomos nëse i referohemi këtij reparti. 

Sezoni aktual është i katërti për Lisandro Martinez në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ i cili numëron 12 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy