Chelsea refuzon kërkesën e Sevillas për Kounde

Chelsea refuzon kërkesën e Sevillas për Kounde

 Kur u mendua se Chelsea mund të ishte një ndër favoritët për transferimin e Jules Kounde në ‘’ Stamford Bridge ‘’, papritur drejtuesit e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ e kanë refuzuar kërkesën prej 65 milionë eurosh të Sevillas për mbrojtësin.

Anglezët i mbeten besnikë 55 milionë eurove që ofruan në merkaton e kaluar verore duke shpresuar se Sevilla do ta lehtësonte arritjen e këtij akordi por ‘’ Los Rojiblancos ‘’ janë të vetëdijshëm për nivelin e francezit dhe s’mendojnë të bëjnë hapa prapa .

Ky fakt i jep përparësi Barcelonës për të transferuar anësorin 23 vjeçar në ‘’ Camp Nou ‘’ duke iu referuar edhe deklaratës së ishi-t të Bordeaux i cili pretendon largimin me çdo kusht nga andaluzët në merkaton e verës.

 Natyrisht që kërkesa e spanjollëve shpjegohet qartësisht me rëndësinë e Jules Koundes në skemat e Julen Lopeteguit por  jo gjithmonë ekipet me një potencial të madh ekonomik i japin dritën jeshile peticionit të klubeve në pronësi të lojtarëve të elitës.

Objektivi i Xavi Hernandezit lidhet me rikthimin e Barcelonës tek titujt, për të përsëritur njëkohësisht eksperiencën si mesfushor , gjatë të cilës fitoi trofe të rëndësishëm edhe me ‘’ La Furia Rojan ‘’ por çdo gjë ka kohën e vet dhe spanjollët s’duhet të nguten gjatë merkatos për të evituar ndonjë gabim që mund të influencojë në mbarëvajtjen e mëtejshme. 

Jules Kounde është në një moment ideal për të bërë hapin e ëndërruar por zvarritja e kësaj çështje dhe pozicioni i drejtuesve të Sevillas reflektojnë qartësisht rëndësinë e francezit i cili konsiderohet ndër më të mirët në botë në rolin ku aktivizohet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy