Mertens zgjedh skuadrën e re, Spalletti: Refuzoi ofertën e Napolit

Mertens zgjedh skuadrën e re, Spalletti: Refuzoi ofertën e Napolit

Dries Mertens u largua nga Napoli pas 9 sezoneve si pjesë e të kaltërve dhe tashmë po përgatitet për një aventurë të re.

Duke folur për largimin e sulmuesit, trajneri Luciano Spalletti deklaroi se ishte vetë belgu që refuzoi ofertën e Napolit.

Le të sqarojmë, nuk isha unë apo klubi që nuk e donte atë me ne. Mertens mund të na kishte dhënë një dorë të mirë, por klubi i bëri një ofertë dhe ai nuk pranoi.

Sa i përket të ardhmes, Mertens duket se do e vazhdojë karrierën në Turqi. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se sulmuesi belg ka arritur marrëveshjen me Galatasaray, ku do të firmosë për një sezon dhe në rast kualifikimi në Champions League, kontrata rinovohet automatikisht. Te klubi turk, 35-vjeçari do të përfitojë 4 milionë euro në sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy