Atletico Madridi, gjen sulmues tek Villareal

Atletico Madridi, gjen sulmues tek Villareal

Si në çdo merkato, Atletico Madridi mbetet një ndër protagonistët për sa i përket Spanjës.

" Los Colchoneros " prej vitesh konsiderohen një ekip i konsoliduar, rival tejet i frikshëm në çdo kompeticion.

Puna e palodhur e Diego Simeones po i jep në çdo sezon rezultatet, trainer i cili i ka qëndruar besnik kryeqytetasve, pavarësisht ofertave që nuk kanë munguar.

Argjentinasi po i bën me shumë kujdes llogaritë për të ardhmen edhe pse jemi në fillimin e sezonit por uria për sukses është e pakufijshme dhe transferimet cilësore në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ mbeten një prioritet.

‘’ El Cholo ‘’ këtë herë ka gjetur një alternativë në Spanjë, konkretisht tek Villareali.

Thierno Barry e ka impresionuar deri më tani me të ashtuquajturën ‘’ Nëndetësen e Verdhë ‘’, një skuadër shumë e fortë, sidomos në ‘’ La Ceramica ‘’.

Në të shkuarën ekipi nga Castellon derdhi 14 milionë euro në arkat e Bazelit dhe ky investim po i shpërblehet me paraqitjet e Thierno Barry-t.

Golashënuesi nga Lyon është një lojtar shumë i shpejtë dhe mjaft teknik, problematik në të shumtat e rasteve në duelet një kundra një.

Ish traineri i River Plates karakterizohet nga shpirti luftarak, i cili e ka ndryshuar historinë e ‘’ Los Rojiblancos ‘’.

Një aspekt që vlen për tu theksuar është se në të shkuarën drejtuesit e Atletico Madridit patën sukses me blerjen e Alexander Sorloth, i cili po e bën krenar numrin një të stolit në çdo ndeshje.

Si çdo lojtar tjetër, nëse arrin një nivel të caktuar gjithmonë ekipet e famshëm të trokasin në derë dhe mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë gjatë merkatove vijuese me yllin e Villarealit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy