Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV, pas barazimit 1-1 ndaj Tiranës. Referuar kartonit të kuq, Mehmeti deklaroi se falënderon ekipin për karakterin që tregoi.
I pyetur për objektivin, trajneri i bluve se skuadra mendon vetëm për ndeshjen e radhës dhe për të rikuperuar pikë.
Ka qenë një volum i madh pune. Sot dua të flaënderoj ekipin për karakterin që treguan në derbi. Ndeshjet kane ndryshime, nuk janë të ngjashme. Ashtu siç erdhi edhe ndeshja, ku ishim me një lojtar më pak, e bën më të rëndësisëhm këtë barazim. Morëm sinjale pozitive nga lojtarët.
Me Kaçorrin e nisa kështu, për të mos i dhënë pikë referimi Tiranës. Ashtu si shkoi pjesa e dytë, jam i kënaqur për atë që treguan çunat. Edhe Tirana, apo edhe ne, kishim mundësi shënimi. 2-3 situata duhet t’i zgjidhim më mirë. Edhe Tirana kishte mundësitë e saj. Nuk e di ku Dianmo do shkojë, por e rëndësishme është që skuadra të më ndjekë. Luajtëm me bllok të mesëm dhe kundërsulmuam disa herë. Dua të rris nivelin në të gjitha komponentët e futbollit. Objektivi është vetëm ndeshja e radhës me Skënderbeun.
Nuk bëj dot krahasimin me Di Biagio, çdo trajner ka filozofinë e tij. Unë merrem vetëm me filozofinë time. Nuk kam kohë të merrem me të shkuarën, duhet të rikuperoj lojën dhe rezultatet.



