
Ecuria jo e mirë e Ferran Torresit tek Barcelona , i cili e ka humbur rivalitetin me Osumane Dembelen nuk i jep garanci për qëndrimin në ‘’ Camp Nou ‘’.
Spanjolli nuk po mund të adaptohet në skemat e Xavi Hernandezit dhe ky fakt me të drejtë është pasuar nga zërat e shumtë që lidhen me një largim të ishi-t të Manchester City-t në fundin e sezonit.
Duhet theksuar se pretendentët e 22 vjeçarit janë cilësorë , ndër të cilët spikat Arsenali, një risi në Premier League deri më tani .
Mikel Arteta mendon se ‘’ Topchinjtë ‘’ duhet të përforcohen me të tjerë elementë në merkaton e verës , për të mos devijuar nga kjo rrugë , e cila nëse do te vijojë me të njëjtin ritëm mund të risjellin suksesin në ‘’ Emirates ‘’ pas shumë sezonesh.
Siç dihet dëmtimi i Gabriel Jesus vijon të jetë një shqetësim i dukshëm për numrin një të pankinës dhe në këtë rast edhe ‘’ Los Cules ‘’ do të dilnin të fituar për arsye se do të mbushnin arkat dhe kështu do të rikuperonin investimin e bërë në të kaluarën , për tu hedhur në sulm për elementë të tjerë të cilët e kanë bindur gjatë kësaj kohe dy herë kampionin e Europës dhe një herë të botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’.



