Chelsea, synon huazimin e Gabriel Moscardos

Chelsea, synon huazimin e Gabriel Moscardos

Përforcimi me talentët e Amerikës së Jugut vijon të jetë një tendencë në rritje për klubet europiane.

Ky kontinent shquhet për prodhimin e tyre, shumica e të cilëve lanë gjurmë në të kaluarën.

Gabriel Moscardo konsiderohet një ndër më të spikaturit në Brazil, i cili performon në rradhët e Corinthians.

Kartoni i 18 vjeçarit është në pronësi të Paris St Germain dhe drejtuesit e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ do të negociojne me ato të francezëve për huazimin e tij.

Në të kaluarën gjigandët e Premier Leagues dhe jo vetem tentuan blerjen e Gabriel Moscardos por ‘’ Les Pariziens ‘’  u treguan më të shkathët.

Rritja e interesit tregon se në të ardhmen Amerika e Jugut do të marrë shumë vëmëndje, fakt i cili po konfirmohet në çdo merkato.

Chelsea vijon të shfaqë probleme në Premier League dhe natyrisht kjo situatë duhet të pasohet domosdoshmërisht me goditjet cilësore gjatë verës, për të shmangur përsëritjen e saj në sezonin vijues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy