Përcaktohet finalja e Wimbeldon, Djokovic sfidon italianin Berrettini

Përcaktohet finalja e Wimbeldon, Djokovic sfidon italianin Berrettini

Pasi u përballën një muaj më parë në çerekfinalen e Roland Garros, Novak Djokovic dhe Matteo Berrettini do të sfidojnë njëri-tjetrin në finalen e madhe të Wimbeldon-it. Në gjysmëfinale, të dy tenistët u shfaqën në formë të mirë duke triumfuar dhe duke prerë biletën për në finale, aty ku objektivi do të jetë vetëm një, të triumfojnë dhe të marrin trofeun.

Kjo është finalja e shtatë për tenistin serb në Wimbeldon, ndërsa në gjysmëfinale eliminoi kanadezin Denis Shapovalov. Tani Djokovic është favorit për të koleksionuar edhe turneun e tretë të madh të sezonit, pas sukseseve në Australian Open dhe Roland Garros, ku Djokovic mposhti me radhë dy kundërshtarë si Daniil Medvedev dhe Stefanos Tsitsipas. Novak Djokovic mbylli takimin me rezultatin 7-6, 7-5, 7-5 në afërsisht dy orë e 45 minuta, për të regjistruar fitoren e shtatë në po kaq përballje në sfidat ndërmjet tyre.

Finalisti tjetër, Matteo Berrettini respektoi parashikimet, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon. Italiani triumfoi në gjysmëfinale me shifrat 6-3, 6-0, 6-7, 6-4 në diçka më tepër se dy orë e gjysmë lojë ndaj polakut Hubert Hurkacz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy