
Erlis Frashëri është lojtari më i ri i Flamurtarit.
Mbrojtësi është larguar nga Skënderbeu dhe do të vazhdojë karrierën në Vlorë.
Ishte vetë klubi vlonjat, që njoftoi firmën me mbrojtësin e djathtë nga Korça.
Frashëri lë Skënderbeun në Superiore dhe rikthehet të luajë në Kategorinë e Parë.
35-vjeçari shihet si një afrim i rëndësishëm të kuqezinjtë, që kërkojnë të rikthehen në elitën e futbollit shqiptar.



