Tirana kryeson, Shehi: Kemi punuar shumë muaj për të mbërritur këtu

Tirana kryeson, Shehi: Kemi punuar shumë muaj për të mbërritur këtu

Tirana e ka mbyllur vitin 2021 si kampione e dimrit, pasi kryeson kampionatin me 33 pikë, 5 pikë më shumë se ndjekësit e Kukësit.

Trajneri i bardhebluve, Orges Shehi thotë se është i lumtur për këtë ecuri te skuadrës së tij. Duke folur për MCN TV, tekniku i Tiranës thotë se janë shumë muaj punë te Tirana, për të mbërritur deri këtu.

“Jam i kënaqur, për pozicionin ku jemi dhe për atë që kemi bërë. Janë shumë muaj që është punuar për të mbërritur këtu. Megjithatë jemi të ndërgjegjshëm që ka shumë për të bërë.

Është rrugë e gjatë, ndeshjet sa vijnë edhe vështirësohen. Edhe dëmtimi i Ngo na i vështirëson punën. Ne duhet të kthehemi me mentalitetin për të bërë mirë, ndoshta më mirë sa kemi bërë.

Kemi luajtur 15 javë. Çdo skuadër do ketë momentet e këqija. Ne na qëlloi në Laç, ku ishte një moment i errët. Ndaj Kukësit vendosi një episod. Të jesh diktator i kampionatit, është pak shpejt të flasësh. Kemi një skuadër të re. Po bëjmë mirë, por është një skuadër që është ndërtuar për të ardhmen.

Mendoj se do bëjmë mirë dhe nga dita në ditë do jemi në rritje. Nuk dua të krahasoj skuadrën time me rivalët e tjerë. Një kampionat ku u nisën 7 pretendentë. Skuadrat deri diku janë të përafërta. Kam lojtarë të mirë, kam çuna të mirë me karakter sportiv.”, u shpreh Shehi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy