
Mungesa e minutave tek Liverpooli e ka vënë seriozisht në rrezik qëndrimin e Mohamed Salah në ‘’ Anfield Road ‘’.
Egjiptiani prej vitesh ka rezultuar një referent në repartin e avancuar por ecuria në sezonin aktual e ka lënë paksa në prapavijë.
Në Arabinë Saudite janë disa ekipe që po tentojnë transferimin e 33 vjeçarit dhe ky interes sigurisht është një plus për ‘’ Të Kuqtë ‘’ duke qenë se ofertat gjithmonë kanë qenë të konsiderueshme.
Sipas ‘ Daily Mail ‘, Al- Hilal, Neom dhe Al Qadisiyah do të masin forcat për ishi-n e Romës, i cili mund të largohet shumë shpejt duke parë edhe ecurinë jo të mirë të ish kampionëve të Champions Leagues sidomos në kampionatin anglez.
Edhe pse dëshira është për të vijuar në Europë, tundimi për ta provuar veten në Arabinë Saudite është gjithmonë prezent, ligë në të cilën në vitet e fundit janë transferuar shumë yje të cilët lanë gjurmë në të shkuarën.
Kjo tendencë vijon në rritje, duke qenë se ekipet respektive kanë avantazhin në aspektin ekonomik i cili ia lehtëson arritjen e objektivave.
Gjithsesi, sipas ‘ As ‘, nuk mbetet prapa as Major League Socceri, një kampionat që është zhvilluar në çdo aspekt, edhe pse nuk mund të krahasohet me atë të Arabisë Saudite, kryesisht në atë ekonomik.
Do të jetë një vendim jo i lehtë për bishën afrikane, i cili numëron sezonin e 9-të me Liverpoolin, i shoqëruar deri më tani me 9 gola dhe 4 asiste në 19 sfida.



