Champions League /Paqe në "Anfield Road" mes Liverpool dhe Bayern, Lyon barazon ndaj Barcelonës

Champions League /Paqe në "Anfield Road" mes Liverpool dhe Bayern, Lyon barazon ndaj Barcelonës

Një mbrëmje e thatë ishte kjo e sotmja në takimet e rradhës të kompeticionit të “Uefa Champions League” duke mos sjellë emocionet e golit në dy takimet e luajtura mbrëmjen e sotme.

Super sfida e zhvilluar në “Anfield Road” mes Liverpulit dhe Bajernit të Mynihut u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.

Një 90 minutësh që dhuroi mjaft emocione ku ekipi që e dominoi më shumë sfidën ishin të besuarit e trajnerit Jurgen Kloop, të cilët krijuan një volum të madhe loje por nuk u treguan dot të saktë në momentin e finalizimit.

Ndërkohë, Bajerni ishte më shumë i fokusuar tek adiministrimi i rezultatin për të mos pësuar gol dhe skema për të goditur ishin kundërsulmet por që nuk rezultuan efikase.

Në këtë mënyrë çështja e kualifikimit do të vendoset në takimin e kthimit që do të luhet në “Allianz Arena”.

Pa gola u mbyll edhe ndeshja tjetër mes Celitc dhe Barcelonës që përfundoi me të njëjtin rezultat 0-0.

Blaugranët dhe vendasit krijuan rastet e tyre për gol, por gabuan në çastet e finalizimit.

Barcelona gjithsesi mbetet më e avantazhuar për tu kualifikuar për në raundin tjetër duke qenë se ndeshja e kthimit do të luhet në “Camp Nou”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy