
Eksperienca e Jon Martin tek Real Sociedadi me siguri do të përfundojë së shpejti.
Arsyeja lidhet me interesin e disa ekipeve të njohur, kryesisht Atletico Madridin.
20 vjeçarit i përfundon kontrata me bardheblutë në 2031-shin dhe klauzola e prishjes së saj i arrin 60 milionë eurot.
Shpërthimi i mbrojtësit në një ligë kompetitive si ajo spanjolle nuk mund të anashkalohet por gjithsesi traineri Diego Simeone e vlerëson sepse tashmë i ka dhënë provat.
Siç njihet ‘’ El Cholo ‘’ vijon të jetë tejet ambicioz, një ndër më jetëgjatët në stolin e një klubii, falë të cilit ‘’ Los Colchoneros ‘’ ndër vite kanë fituar trofe të rëndësishëm, jo vetëm në Spanjë.
Jon Martin i plotëson kërkesat e ishi-t të River Plates dhe natyrisht pritet që ‘’ Los Rojiblancos ‘’ ta tentojnë deri në ditën e fundit të merkatos së verës.
19 sfida dhe 1 gol numëron Jon Martin në sezonin aktual me ekipin nga San Sebastian, një rival i sikletshëm në La Liga sidomos në shtëpi.



