
Mbrojtësi i djathtë i Napolit, Giovanni Di Lorenzo, ishte në listën e Italisë, për ndeshjet “play off”, por është detyruar të largohet nga grumbullimi.
Shkak për këtë është bërë një dëmtim i pësuar nga lojtari. Di Lorenzo ka pësuar një ndrydhje të shkallës së dytë në gjurin e djathtë, ku dyshohet se ka humbur totalisht pjesën e mbetur të kampionatit, pasi mendohet se do të mungojë për më shumë se 2 muaj.
Një lajm i keq për Italinë, por edhe për trajnerin e Napolit, Luciano Spaletti, pasi futbollisti ishte një titullar i padiskutueshëm për të kaltrit, që këtë sezon janë në garë për titullin kampion.



