
E ardhmja e Fabian Ruiz duket se është drejt zgjidhjes .
Sipas Fabrizio Romanos ditën e djeshme drejtori sportiv i Napolit Giuntoli ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit e Paris St Germain për ti vënë pikën kësaj çështje e cila është shumë e rëndësishme për vijimësinë e spanjollit.
Parashikohet se në këtë histori do të përfshihet transferimi i Keylor Navasit , portier që do të shërbejë për ta finalizuar këtë operacion , një ndër më të bujshmit e merkatos verore.
Bardhekaltërit arritën akordin e huazimit me Tanguy Ndombelen i cili la Tottenham Hotspurin për t’iu bashkuar ‘’ Il Partenopei ‘’ dhe nga ana tjetër mbërritja e ishi-t të Betisit në ‘’ Parque de Prince ‘’ e nxjerr jashtë loje argjentinasin Leandro Paredes i cili është shumë afër transferimit tek Juventusi.
Firmosja me 26 vjeçarin thekson fitimin e një rivaliteti të ashpër me Real Madridin .
‘’ Galaktikët ‘’ prej shumë sezonesh dëshirojnë transferimin e Fabian Ruiz në mitikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ por gjigandët e Ligue 1 janë treguar më të shkathët, për një ndër mesfushorët më të mirë të Scudettos në vitet e fundit.



