Manchester United në sulm për Osmihen

Manchester United në sulm për Osmihen

  Pas ulje- ngritjeve të shpeshta , Manchester United me kalimin e kohës ka rikuperuar ndjeshëm nga terreni i humbur .

Erik Ten Hag ka arritur të gjejë skemat e duhura por akoma konsideron se duhen përforcime për të rritur protagonizmin ndeshje pas ndeshje.

Victor Osmihen i Napolit është përfshirë në listën e ishi-t të Ajaxit për merkaton verore , sulmues i cili po impresionon me ‘’ Azurrët ‘’ , një ekip dominues deri në këtë stad të sezonit në Serinë A.

Numri një i stolit është i ndërgjegjshëm për rivalitetin e ashpër që ekziston në Premier League dhe e ka  të qartë fanatizmin e presidentit Aurelio Di Laurentis për skuadrën e zemrës dhe komponentët e saj , i cili ia ka bërë të qartë që në fillim pretendentëve se nuk do të lejojë largimin e golashënuesit nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ për më pak se 120 milionë euro.

Duhet theksuar se napoletanët gjithmonë janë karakterizuar për vënien e barrierave në lidhje me largimin e lojtarëve më cilësore por duke qenë se flitet për një ndër klubet më të pasur në botë , gjithçka mund të ndodhë në merkaton verore , e cila pritet të jetë tejet emocionuese si gjithmonë.

Fakti se është një ndër më të mirët e Luciano Spallettit mund ta shëndërroje Victor Osmihenin protagonist në fundin e sezonit , eksperienca e të cilit me Napolin rikonfirmon vlerat e padiskutueshme në ofensivë, të kanalizuara në 42 gola dhe 13 asiste në 80 sfidat e zhvilluara deri më tani me kryesuesit e Scudettos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy