
Instuticioni më i lartë i futbollit Botëror, FIFA, ka publikuar renditjen e re për muajin shtator të ekipeve kombëtare.
Pavarasiht humbjes së pësuar kundër Skocisë me rezultatin 0-2 në transfertë kuqezinjtë e drejtuar nga italiani, Krisitan Panucci kanë ngjitur një shkallë në klasifikim.
Shqipëria aktualisht renditet në vendin e 57-ët në botë me 1383 pikë nga i 58-ti që ishte në muajin gusht.
Kjo ngjitje e përfaqësues kuqezi ka ardhur për shkak të fitores që morëm në “Elbasan Arena” kundër Izraelit me shifrat 1-0, sfidë e vlefshme për eleminitoret e kompeticionit më të ri Liga e Kombeve.
Ndërkohë, kombëtarja e Kosovës është klasifikuar e 138-ta në botë pas barazimeve të marra ndaj Azerbajxhanit dhe fitores ndaj Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve duke ngjitur tre pozicione.
Sa i përket vendit të parë ai ndahet me Belgjikën dhe Francën në kuotë të barabartë pikësh për këtë muaj ndërsa ndiqen nga Brazili, Kroacia, Uruguai dhe Anglia.



