
Mbetja në prapavijë në lidhje me titujt prej vitesh tashmë, i kanë vënë në lëvizje drejtuesit e Manchester United, të cilët do të mundohen ta finalizojnë këtë kapitull në merkaton verore.
Sipas anglezes ‘ The Standard ‘ , ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ synojnë të arkëtojnë 100 milionë euro me shitjen e disa lojtarëve, të cilët nuk e kanë bindur trainerin Erik Ten Hag.
Edhe pse është ende herët për të dhënë një verdikt më të qartë, Jadon Sancho dhe Antony besohet se do të largohen nga ‘’ Old Trafford ‘’, të cilët pretendohen nga disa ekipe në Arabinë Saudite.
Ky interes sigurisht perceptohet një fërkim duarsh nga drejtuesit e 20 herë kampionëve të Premier Leagues.
Megjithatë, s’mbaron me kaq sepse edhe Casemiro bashkë me Varanen përbëjnë listën e të padëshiruarve të hollandezit, të cilët ndoshta mund të zgjedhin të njëjtën rrugë.
Suksesi i klubeve në Arabinë Saudite është demostruar me kalimin e shumë lojtarëve të cilët në të kaluarën provuan veten në Europe dhe kjo tendencë parashikohet se do të vijë në rritje në vijimësi.



