Ultimatumi i Milanit për Donnaruman

Ultimatumi i Milanit për Donnaruman

 Së fundmi Milani ka hedhur një hap të rëndësishëm për të ardhmen e portës . Drejtuesit e kuqezinjve i kanë kërkuar gardianit  Gianluiggi Donnaruma marrjen e një vendimi sa më shpejt për të siguruar këtë repart fundamental të tyre .

 Kjo situatë në njëfarë mënyre do ti krijojë garancinë të besuarve të Stefano Piolit për sezonin e ardhshëm . I pretenduar prej shumë kohësh nga gjigandët e Europës sidomos  nga Real Madridi  , Milani i ka lënë kohë italianit deri në datën 1 korrik për ti vënë pikën përfundimtare kësaj çështje determinante për të ardhmen .

Sipas  ‘’ Calciomercato ‘’ Gianluiggi Donnaruma në rast qëndrimi në të famshmin ‘’  San Siro ‘’ konsiderohet si lideri i projektit të krijuar nga Stefano Pioli i cili thekson rikthimin e 18 herë kampionëve të Serisë A në kohët e arta , hap që do të iniciojë automatikisht me rikthimin  në Uefa Champions League gjatë sezonit vijues. 

Gjithsesi duke patur parasysh se përfshihet në listën e portierëve më të mirë në qarkullim pretendimet e tij parashikohet se gjithmonë do të jenë të larta , situatë për të cilën Milani është koshient  dhe duhet ti japë konfirmimin definitiv peticionit të 22 vjeçarit sepse në të kundërt  do të detyroheshin ti thonin lamtumirë .

Lojtarë të kalibrit të tillë gjithmonë e kanë asin nën mëngë dhe duhet theksuar se prej kohësh mbetet një nga dëshirat e zjarrta të Real Madridit  por meqënëse pesha e tij tek ‘’ Rossonerët ‘’ është tepër e madhe , këta të fundit me siguri do ti përmbushin kërkesat e yllit të portës për ti dhënë një herë e mirë fund spekullimeve në lidhje me të ardhmen .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy