Ditën e sotme FRESSH ka festur 25-vjetorin e krijimit të tij në një ceremoni që u mbajt në Pallatin e Kongreseve, ku i pranishëm ishte dhe Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Nga ky forum kanë dalë shumë emra të njohur që kanë poste të rëndësishme nëpër institucione.
Një ndër ta është dhe zëdhënsja e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi, e cila ka qenë pjesë e këtij forumi.
Përmes disa fotove të shpërndara në porfilin e saj në Instagram, Jona Dervishi kujton me nostalgji periudhën kur ishte pjesë e këtij forumi ku nuk harron për të falenderuar Elisa Spiropalin, e cila ka qenë e para që i ka hapur dyert për tu bërë pjesë e FRESSH-it.



