
Real Madridi ka dështuar që të shënojë fitore para tifozëve të tij në “Bernabeu” në ndeshjen ndaj Levantes në kuadër të javës së nëntë në La Liga.
Skuadra e Julen Lopeteguit pësoi humbje 1-2 nga Levante, që tani shkon në pesë ndeshje pa fitore dhe në tri humbje radhë një rekord historik negativ ky Los Blankos.
Kampionët e Evropës janë duke kaluar në momente të vështir pas një kohë të gjatë me suksese, dhe përveç kësaj pritet të shkarkohet edhe trajneri aktual, e në vend të tij të vijë Antonio Conte.
Goli i parë erdhi në minutën e 7’ të ndeshjes nga Jose Morales, i cili për mrekulli arriti ta kalojë portierin Thibaut Courtois, për ta dërguar pastaj topin në rrjetë.
Gjashtë minuta më vonë, Levante shënoi golin e dytë, që doli të jetë ai i fitores. Realizues ishte Roger Marti, i cili shënoi nga pika e bardhë.
Ndërkohë mbrojtësi brazilian, Marcelo, shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 72’ pas 481 minutave pa shënuar golë një tjetër rekord negativ ky për Realin.
Reali i Madridit po kalon një krizë në këtë periudhë të sezonit, pasi ka humbur katër në 5 ndeshjet e fundit.
Mediat pranë madrilienëve bëjnë me dije se tekniku spanjollë i cili la drejtimin e kombëtares për Realin është drejtë shkarkimit.
Mirë po lojtarët me gjithë razultatet negative i qendrojnë besnik teknikut dhe pas Dani Ceballos, në krah të trajnerit të Realit, Julen Lopetegui ka dalë edhe mbrojtësi brazilian, Marcelo i cili pas disfatës 2-1 me Levanten është shprehur se: "Ne jemi me të deri në vdekje! Ai na flet qartë dhe ka një marrëdhënie të mirë midis nesh dhe atij. Unë i ndiej ngjyrat e këtij klubi dhe ndihem keq kur nuk fitojmë. Nuk mund ta krahasoni Lopetegui me Rafa Benitez".
Real Madridi në javën e ardhshme luan kundër Barcelonës, që do të jetë El Clasico e parë e këtij sezoni.



