Ish-lojtari, Ermal Tahiri, në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, është shprehur se Belgjika ndaj Danimarkës, tregoi se ka karakter si skuadër. Gjithashtu ai tha se Federata Belge ka bërë një investim të madh, për të arritur deri këtu.
"Belgjika tregoi sot se ka karakter. Nuk e pamë të luante si ndaj Rusisë, por ia doli të fitojë. Danimarka bëri mirë, por kualiteti i lojtarëve të Belgjikës, bënë që të përmbysej edhe rezultatin. De Bruyne ndryshoi lojën. Nëse e shikon golin e tij, është një gol me shumë pasime. Edhe goli i parë, pasi e mori topin ia dha Hazardit, për të shënuar. Pjekurinë e ka Belgjika. Federata bëri një investim shumë të madh, për të sjellë këtë Belgjikë që është sot. Lojtarët janë pre 4-5 vitesh bashkë.”, u shpreh Tahiri.



