Finalja e madhe Vllaznia-Egnatia/ Kotrri: Katër ekipet Final 4 e meritonin plotësisht fazën finale

Finalja e madhe Vllaznia-Egnatia/ Kotrri: Katër ekipet Final 4 e meritonin plotësisht fazën finale

Finalja e madhe e kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin 2024/2025 do të zhvillohet të hënën, më 12 maj, në orën 20:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, ku përballë do të jenë Vllaznia dhe Egnatia.

Fibank 

Në një analizë për “MCN Informacion”, menaxheri i futbollit Uliks Kotrri deklaroi se të katër ekipet që arritën në fazën finale kishin të gjitha meritën për të qenë aty.

Katër ekipet që mbërritën në Final 4 e merituan plotësisht. Ishin ndeshje teke, dhe ndonjëherë, në këtë format, nuk fiton gjithmonë ekipi më i mirë, por ai që menaxhon më mirë momentin. 

Formula e këtij sezoni i dha këtyre dy skuadrave, Vllaznisë dhe Egnatias, mundësinë të kalojnë për më tepër që ishin konstantë gjatë gjithë vitit. 

Edhe Elbasani, që u afrua në fazat finale, bëri një paraqitje dinjitoze, ndërsa në pjesën e poshtme të tabelës u zhvillua poashtu një betejë e fortë për mbijetesë.

Duke u ndalur te Vllaznia, një prej finalistëve, Kotrri vlerësoi rritjen dhe pjekurinë e skuadrës këtë sezon. 

Më duket që këtë vit Vllaznia është më e pjekur.

 Nuk dua të flas për cilësinë në krahasim me vitet e kaluara, por ky grup lojtarësh duket më i përqendruar dhe më i aftë për të menaxhuar ndeshje të forta, si ajo ndaj Dinamos. 

Fituan atë që donin, dhe kjo, për mua, është shenjë e qartë pjekurie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy