Belgjika mposht Anglinë dhe fiton medaljen e bronztë në Kupën e Botës 2018 (VIDEO)

Belgjika mposht Anglinë dhe fiton medaljen e bronztë në Kupën e Botës 2018 (VIDEO)

Nga një gol për çdo pjesë i ka mjaftuar Belgjikës për të marrë fitoren e dytë kundër Anglisë dhe vendin e tretë në Kupën e Botës, Rusi 2018. 

Në "Shën Petersburg",  në praninë e mbi 64 mijë tifozëve të pranishëm, Belgjika tregoi dhe njëherë se eliminimi nga Franca në gjysmëfinale ishte një rastësi, pasi dominoi në të gjitha aspektet ndaj të besuarve të Gareth Southgate.

Djemt e Roberto Martinez e nisën furishëm përballjen me "Tre Luanët" duke kaluar në epërsi pas vetëm katër minutave lojë, kur mbrojtësi Thomas Meunier shënoi pas një harkimi të përkryer nga Naser Chadli.

Në vazhdim Anglia kontrolloi më shumë lojën por nuk arriti të krijoi, ndërsa Belgjika e humbi mesfushorin Chadli i cili u detyrua ta lërë ndeshjen shkaku i lëndimit pesë minuta para pushimit mes pjesëve.

Gareth Southgate bëri dy zëvendësime në fillim të pjesës së dytë, duke e futur Marcus Rashfordin në vend të Raheem Sterling dhe Jessie Lingard në vend të Danny Rose.

Megjithatë, kjo nuk i bëri shumë punë anglezëve të cilët nuk arritën t’i konkretizonin rastet e krijuara në pjesë të dytë.

Ndërkohë ai që vulosi fitoren ishte Eden Hazard tetë minuta nga fundi i kohës së rregullt, kur dyfishoi avantazhin dhe i dha të drejtë shokëve të skuadrës të largoheshin me medaljen e bronztë nga ky turne. 

Ndërkohë që Anglia nuk prodhoi asgjë nga sa ishte parashikuar, duke përfunduar në vendin e katërt në këtë turne dhe duke barazuar kështu arritjen e tyre më të mirë në një Kupë Botë, pikërisht atë të vitit 1966.

Golai i Thomas Meunier

Goli i Eden Hazard

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy