
Pas eksperiencës me Chelsean Nicolas Jackson do ta vijojë karrierën tek Bayern Muncheni.
Anglezi prej disa kohësh po pretendohej edhe nga Barcelona por drejtuesit e bavarezëve janë treguar më të shkathët dhe kanë arritur ta transferojnë në ‘’ Allianz Stadium ‘’.
24 vjeçari do të kalojë tek gjigandët e Bundesligës dhe më gjerë me formulën e huazimit dhe kjo marrëveshje përfshin një klauzolë për blerjen e kartonit jo të detyrueshme e cila i arrin 80 milionë eurot.
Tek Bayern Muncheni ishi i Villareal do të ketë mbështetjen e Harry Kanes, një ndër më të spikaturit në pozicionin ku aktivizohet.
Për gjermanët do të jetë një armë më tepër në metrat e fundit, i cili vjen pas një sezoni shumë të mirë me ‘’ Blutë e Londrës ‘’, të finalizuar me fitimin e Conference Leagues dhe Botërorit të Klubeve.
Nicolas Jackson konsiderohet një lojtar tejet cilësor, i shpejtë dhe tejet i fuqishëm, gjithashtu fitues në të shumtat e rasteve i dueleve në ajër.
Do të jetë nisja e një eksperiencë tepër interesante, pasi do të mbrojë ngjyrat e një ndër ekipeve lider në Gjermani dhe sigurisht një kockë e fortë edhe në kontinentin e vjetër.
Etapën prej dy sezonesh në ‘’ Stamford Bridge ‘’ golashënuesi nga Gambia e shoqëroi me 30 gola në 81 sfida, statistika të cilat reflektojnë potencialin e tij.



