UEFA ka zbuluar tre kandidatët për fitimin e çmimit “Lojtari i vitit”.
Nuk mund të mungonte Leo Messi, i cili në sezonin e fundit, fitoi trofeun e vetëm që i mungonte, atë të Botërorit, me Argjentinën.
Në garë për këtë çmim janë edhe dy lojtarët e Manchester City-t, Kevin De Bruyne dhe Erling Haaland.
Mesfushori dhe sulmuesi, zhvilluan një sezon të shkëlqyer me Manchester City, ku përveç kampionatit dhe Kupës, fituan edhe Ligën e Kampioneve.



