Champions League/ Qarabag eliminon Kukësin me penallti, tani në Europa League

Champions League/ Qarabag eliminon Kukësin me penallti, tani në Europa League

Ka përfunduar aventura e Kukësit në turet eliminatore të Champions League, me skuadrën verilindore që është eliminuar nga Qarabag me rezultatin e përgjithshëm 3-0. 

Me takimin e parë që u mbyll në barazim 0-0, në stadiumin "Loro Boriçi", fitorja e shënuar në 90 minutëshin e dytë i dha një biletë për në raundin e 3-të kualifikues të turneut më të rëndësishëm për klube. 

Dy golat e parë të takimit u shënuan nga penalltia, ku u realizuan mjeshtërisht nga spanjolli Dani Quintana.

31-vjeçari u tregua i saktë nga 11 metërshi në minutat 24-t dhe 57-të. Në rezultatin përfundimtar ndikoi dhe mbetja me 10 lojtarë e Kukësit, pasi mbrojtësi Albi Alla u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 52-të, duke prishur ekuilibrat në fushën e lojës.

Goli i Delarge hipotekoi fitoren e vendasve që dominuan në çdo aspekt ndaj nënkampionëve të Shqipërisë. Në raundin tjetër azerbajxhanasit do të gjejnë përballë Bate Borisov.

Gjithsesi, skuadra e Kukësit do të vijojë sërish aventurën europiane, pasi tani do të marrë pjesë në turin e tretë të Europa Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy