Inter insiston për qëndrimin e Skriniar

Inter insiston për qëndrimin e Skriniar

Pas dështimit me Gleison Bremer , Interi e ka harruar menjëherë këtë situatë dhe ka vendosur të insistojë për qëndrimin e Milan Skriniar në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.

Sllovaku prej disa sezonesh ka fituar një rol titullari të padiskutueshëm tek zikaltërit dhe italianët duke marrë parasysh interesin e Paris St Germain kërkojnë menjëherë ta vulosin këtë çështje për të mos prishur harmoninë e krijuar në sezonet e fundit.

Negociatat kanë rezultuar të suksesshme dhe pritet që në javët vijuese të marrin përfundimisht zgjidhje duke e zgjatur kontratën e ishi-t të Sampdorias deri në 30 qershorin e 2027-tës me një rritje rroge prej 3 milionë eurosh që përkthehet në 6 milionë euro në sezon.

Me prezencën e Milan Skriniar prapavija e italianëve ka rezultuar një mur i vështirë për tu kaluar për rivalët dhe vendimarrja e tyre konsiderohet tejet llogjike .

‘’ Les Pariziens ‘’ ishin shumë afër firmosjes me 27 vjeçarin por Milan Skriniar preferoi ti qëndrojë besnik Interit pavarësisht se në ‘’ Parque de Princes ‘’ do të bëhej pjesë e një ekipi yjesh , ndër më të spikaturit e viteve të fundit.

Prioriteti për të besuarit e Simone Inzaghit vijon të jetë Scudetto , titull që ja dorëzuan rivalëve të Milanit në sezonin e kaluar por besojnë se shumë shpejt do të arrijnբ suksesin në Itali dhe më gjerë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy