
Përforcimi i metrave të fundit është pa dyshim një ndër prioritetet e Bayern Munchen në sezonin vijues.
Largimi i Robert Lewandowskit nga ‘’ Allianz Arena ‘’ sigurisht e ka lënë të varfër këtë pozicion pavarësisht se bavarezët shquhen si një ekip shumë i suksesshëm në çdo kompeticion.
Gjermanët janë rikthyer prapa në kohë dhe kanë rindezur përsëri motorrët për Harry Kane pasi edhe pse transferuan Sadio Manen , fakti është se senegalezi nuk është një qëndërsulmues i mirfilltë, arsye për të cilën Julian Nagelsmann ka menduar për anglezin.
Por sigurisht Tottenham Hotspuri prej kohësh është në negociata për të siguruar qëndrimin e 29 vjeçarit në ‘’ White Hart Lane ‘’ sidomos tani që drejtohet nga Antonio Conte , trainer që ka bërë një punë për tu duartrokitur deri më tani .
Në verën e kaluar Harry Kane ishte pranë transferimit tek Manchester City por rezistenca e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ i la me duar bosh ‘’ Qytetarët ‘’ .
Duke qenë se është një ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim është e natyrshme që shumë ekipe të elitës të insistojnë për ishi-n e Leicester City-t .
Figura e Antonio Contes ka një rëndësi të veçantë në avancimin e kryeqytetasve dhe konsiderohet një faktor që mund ta pengojë largimin e Harry Kanes për të mos i prishur ekuilibrat në ofensivë , sidomos pas kualifikimit në Uefa Champions League, kompeticioni i preferuar i shtatlartit.



