
Me mbërritjen në Bundesligë Dani Olmo e ka treguar se mbetet një ndër më të mirët e këtij kampionati.
Rendimenti impresionues tek Leipzig i ka dhënë shansin për tu grumbulluar edhe nga traineri i ‘’ La Furia Rojas ‘’ Luis de la Fuente.
Në 2020-tën mesfushori u transferua tek gjermanët kundrejt 30 milionë eurove por gjatë kalimit të kohës e ka dyfishuar vlerën e kartonit, lajm i bërë me dije nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano.
Do të jenë tre pretendentë në garë për ishi-n e Dinamo Zagreb,i cili është një lojtar që bën diferencën në krahun e majtë të ofensivës.

Barcelona po tenton me çdo kusht për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ duke qenë se kapaciteti i Dani Olmos dhe vizioni për lojën përbëjnë natyrisht një avantazh për këtë repart.
Duhet kujtuar se lojtari nga Terrasa u formua në kategoritë inferiore të ‘’ La Masias ‘’ dhe për ‘’ Los Cules ‘’ do të përbënte një avantazh prezenca e tij.
Edhe Bayern Munchen konsiderohet një kandidat potencial për nxënësin e Luis de la Fuentes, i cili me teknikën dhe shpejtësinë mund të vërë në siklet çdo rival, sidomos në duelet një kundra një.
Fakti se Thomas Muller është drejt varjes së këpucëve në gozhdë, drejtuesit e gjigandëve të Bavarisë synojnë gjetjen e zëvëndësuesit ideal, i cili tanimë konsiderohet legjendë e këtij klubi.
Duhet patur parasysh edhe Arsenali, ekip që mund ti vërë në vështirësi ‘’ Los Cules ‘’ dhe ish rekordmenët e Bundesligës.
Traineri dhe njëkohësisht bashkombasi Mikel Arteta e preferon stilin e lojës së Dani Olmos, i cili për sa i përket metrave të fundit ka dëshmuar se mund të adaptohet në çdo pozicion.
Edhe performanca në Europian do të jetë përcaktuese për vijimin e karrierës, lojtar që përfaqëson ngjyrat e tre herë fituesve të këtij kompeticioni dhe gjithashtu Botërorit të Afrikës së Jugut.



