Përforcohet klubi i Kategorisë së Parë, rikthen dy lojtarë në skuadër

Përforcohet klubi i Kategorisë së Parë, rikthen dy lojtarë në skuadër

Pogradeci vazhdon me përforcimin e skuadrës, para startit të kampionatit. Liqenorët, të cilët militojnë në Kategorinë e Parë, kanë zyrtarizuar ditën e sotme dy rikthime të rëndësishme.

Mesfushori Ildi Shyti dhe sulmuesi Artion Alillari, do të jenë pjesë e Pogradecit në sezonin e ri. Pas sezonit të kaluar, kur Shyti ishte pjesë e Egnatias dhe Alillari pjesë e Dinamos, tashmë të dy futbollistët kanë vendosur të rikthehen në vendlindje.

Dy përforcime të rëndësishme për trajnerin Abazaj, që tashmë do të ketë më shumë mundësi zgjedhje për formacionin në sezonin e ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy