Finalja në Tiranë, presidenti i UEFA-s: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në futboll

Finalja në Tiranë, presidenti i UEFA-s: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në futboll

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, nëpërmjet një postimi të bërë një profilin e tij, një ditë para finales së Conference League që do të zhvillohet në Tiranë në stadiumin “Air Albania”, shkruan se Shqipëria ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm në futboll.

Numri 1 i institucionit më të lartë të futbollit në Europë, thotë më tej se të rinjtë mund të ëndërrojnë, që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në një stadium të mrekullueshëm si ai në Tiranë.

Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në drejtim të zhvillimit të saj të futbollit. Tani, të rinjtë në mbarë vendin mund të ëndërrojnë që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium të mrekullueshëm.

Të mërkurën e 25 majit, duke filluar nga ora 21:00, në stadiumin “Air Albania” do të luhet finalja e Conference League, mes italianëve të Romës dhe holandezëve të Feyenoord.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy