
Nuk ka fitues në miqësoren e luksit, mes Real Madrid dhe Milan. Sfida është mbyllur në barazim pa gola, ku gjithsesi rastet nuk munguan.
Madrilenët i shkuan shumë afër golit, por Gareth Bale në minutën e 41, pa që gjuajtja e tij nga pika e bardhë e penalltisë, të pritej nga portieri Mike Maignan.
Edhe në të dytën, spanjollët “flirtuan” me golin, por gjuajtja e Modric nga jashtë zone, u përplas në tranversë. Nga ana tjetër Milani gjithashtu goditi shtyllën në minutat e para të takimit me Theo Hernanrdez, teksa gjithashtu kishte një tjetër rast me Brahim Diaz, por gjuajtja e këtij të fundit u prit nga portieri i Realit.
Interi nuk zhgënjeu në miqësoren ndaj Parmës, teksa triumfoi me rezultatin 0-2. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën zikaltrit realizuan dy herë. Fillimisht ishte Brozovic, i cili shënoi në minutën e 59-të, pas një asisti nga Lautaro Martinez, ndërsa 10 minuta më vonë realizoi edhe Vecino, duke vulosur shifrat në 0-2.



