David Silva tërhiqet nga futbolli i luajtur

David Silva tërhiqet nga futbolli i luajtur

David Silva, ka njoftuar këtë të enjte, tërheqjen nga futbolli i luajtur. Një dëmtim i rëndë, ka detyruar 37-vjeçarin të “varë këpucët në gozhdë”. Spanjolli këputi ligamentet e gjurit të majtë gjatë stërvitjes me skuadrën e Real Sociedad dhe tashmë ka vendosur ta mbyllë me futbollin. Silva e nisi karrierën në Spanjë me Eibar për të vazhduar më pas te Celta Vigo, Valencia, Manchester City si eksperienca më e rëndësishme dhe në fund rikthimi në LaLiga te Real Sociedad, pjesë e të cilës ishte prej vitit 2020. Gjatë karrierës së tij, Silva numëron 784 ndeshje në të cilat ka mundur të shënojë 124 gola si dhe të asistojë në 154 raste, ndërsa ka fituar trofe si Kampionati Botëror, dy Europianë, katër Premier League, dy Kupa Mbreti, pesë Kupa të Ligës, dy FA Cup si dhe tre Community Shield ndërsa i mungon vetëm Champions League.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy