
Lajme të mira për Egnatian në prag të ndeshjes me Dinamo City, që do të zhvillohet të dielën në “Air Albania”. Trajneri Edlir Tetova është rikthyer pranë skuadrës në stërvitje, pas operacionit që kreu ditë më parë.
Drejtori i shtypit të ekipit, Xhevdet Zekaj, tha për “MCN Informacion” se rikthimi i Tetovës ka ndikuar pozitivisht te grupi, si nga ana psikologjike, ashtu edhe nga ajo profesionale.
Egnatia po përgatitet seriozisht. Pas kartonëve të kuq dhe dëmtimeve të Ndrecës, skuadra po rikthehet e plotë, së bashku edhe me Jorkon.
Me rikthimin e trajnerit Tetova, skuadra rritet psikologjikisht dhe profesionalisht, sepse ai është një njeri që e njeh Egnatian ‘dhembë për dhëmballë’.
Mund të themi se jemi gati për Dinamon.
Ai theksoi se kampionati i këtij sezoni është shumë më i fortë.
Është thënë nga të gjithë që Dinamo është pjesë e skuadrave që luajnë mirë dhe janë dinjitoze.
Kanë bërë rritje në afrimet dhe në performancë, ashtu si Teuta, Vllaznia dhe Elbasani.
Diferencat janë të vogla mes ekipeve. Të gjitha skuadrat janë rritur dhe edhe ne po rrisim grupin me futbollistët që kemi marrë.



