Shkarkimi nga posti i trajnerit, Conte çon në gjyq Chelsean (VIDEO)

Shkarkimi nga posti i trajnerit, Conte çon në gjyq Chelsean (VIDEO)

Klubi i Chelsea tentoi të arrinte një marrëveshje me Antonio Conten për prishjen e kontratës, por trajneri italian ndihet viktimë e një padrejtësie dhe nuk bën prapakthehu në rrugën e tij. “Divorci” mes bluve të Londrës dhe trajnerit nga Salento do të zgjidhet në gjykatë.

Antonio Conte ka vendosur që të mos jetë pjesë e asnjë takimi që i kanë kërkuar avokatët e ish-ekipit të tij për të gjetur një zgjidhje më të butë. Dy janë mënyrat: CAS dhe gjyqi i punës. Conte do të kërkojë 11.3 milion paund nga kontrata e tij plus 8.7 milion për dëmshpërblim, në total një shpërblim që mund të arrijë vlerën e 20 milion paundëve, ose 23 milion euro.

Por, Chelsea nuk do që të bëjë kaq shpenzime dhe i ka kujtuar trajnerit telashet e vjetra me Diego Costa-n, mungesat në konferencat për shtyp të organizuara nga sponsorët, vonesat në konferencat për shtyp si dhe parkimin e gabuar në qendrën sportive të Cobham. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy